Kick-boksierët i sjellin Kosovës dy medalje të bronzta

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 14:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy sportistë nga Federata e Kick Boksit të Kosovës janë shpërblyer me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Kick Boksit që është mbajtur në Shkup.

Arbër Salihu dhe Blerand Luzha ishin dy sportistët të cilët përveç ndeshjes së mirë që zhvilluan u shpërblyen me medalje, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës së Kick Boksit, Fatmir Makolli tha se është i kënaqur me rezultatet e sportistëve në këtë kampionat.

Kosova në këtë kampionat është përfaqësuar me 14 sportistë prej të cilëve 10 djem dhe katër vajza.
Për suksesin e sportistëve është ndarë i kënaqur edhe trajneri i kick-boxit, Ilir Mengjiqi, i cili tha se sportistët janë prezantuar shumë mirë duke marrë parasysh konkurrencën e madhe dhe përvojën e sportisteve të tjerë pjesëmarrës.

Të lumtur me medaljet dhe pjesëmarrjen në Kampionat ishin edhe sportistët. Edhe përkundër suksesit të arritur ata shpresojnë që në të ardhmen do t’i sjellin Kosovës edhe suksese të tjera më të mëdha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme