Kjo është thirrja e “Dardanëve”

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 16:08 | Nga

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kërkojnë nga të gjithë që të ruhet qetësia dhe uniteti i krijuar, përkundet humbjeve dhe rezultateve jo të kënaqshme të Përfaqësueses, shkruan zeri.info.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e “Dardanëve” në grupin e tyre në Facebook.

“Ftojmë të gjithë të përfshirët, udhëheqësit e federatës, selektorin dhe futbollistët të jenë të matur, dhe të ruajnë qetësinë dhe unitetin e krijuar. Ne tifozët e Kosovës jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës, si në humbje ashtu edhe në fitore. Ashtu le të jenë, të bashkuar, edhe tash, në kohë kur rezultatet nuk janë ato që dëshirojmë. Secili të kryen punë e vet. Federata të vlerëson punën e selektorit. Futbollistët t’i përgjigjën thirrjes së vendlindjes. Unë, Biri Yt, Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme