Kjo mund të iu ketë ikur, Icardi bëri një gjest të madh pas festimit të Perisic (Foto/Video)

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 08:50 | Nga

Interi arriti një barazim ndaj Milanit në derbi me rezultat 2-2.

Goli i barazimit u shënua nga Ivan Perisic në minutat shtesë të takimit dhe mjaftoi që të gjithë lojtarët dhe tifozët mysafirë të festojnë si të çmendur.

Perisic me të hequr fanellën tregoi se ka një fizik mjaft të mirë

Kroati në momentin e festimit nga dëshira e madhe hoqi fanellën dhe e gjuajti, por ai që e ngriti nga toka dhe pastaj ia dorëzoi anësorit ishte kapiteni Mauro Icardi.

Ky detaj është përshëndetur nga tifozët e Interit të cilët kanë lavdëruar argjentinasin në rrjetet sociale.

Perisic duke hequr fanellën nga gëzimi i madh pas golit

Pas kësaj barazimi Nerazzurrët ngjiten në vendin e nëntë me 18-pikë.

Icardi duke kapur fanellën nga toka

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme