Klopp dhe Fekir kanë marrëveshje që nga Viti i Ri

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 10:55 | Nga

Mediat franceze kanë zbuluar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pasur një marrëveshje verbale me yllin e Lyonit, Nabil Fekir, që prej Vitit të Ri.

Ditëve të fundit është pohuar se Liverpoli dhe Lyoni kanë arritur marrëveshje për transferimin e Fekir.

Marrëveshje mes palëve thuhet se është arritur në shifrat rreth 60-70 milionë euro, marrëveshje e cila u mohua shpejt nga të dyja palët.

 Megjithatë, gazetari i France Football, Nabil Djellit, këmbëngul se Klopp e di se Fekir përfundimisht do t’i bashkohet atij në Anfield këtë verë.

“Klopp gjithmonë mund të jetë ironik për një marrëveshje me Fekirin”, ka thënë fillimisht Djellit.

“Të dy u takuan në fillim të vitit. Ekziston një marrëveshje verbale midis tyre”.

“Pjesa tjetër tani duhet të bëhet, marrëveshja mes klubeve dhe konkurrenca e mundshme nga ekipet e tjera”.

“Mund të them se marrëveshja është e konfirmuar, por jo e nënshkruar, pak a shumë si (Thomas) Tuchel!”, përfundoi gazetari i France Football.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme