Klopp i gëzohet 3-pikëshit ndaj Leicesterit

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 17:50 | Nga

Jurgen Klopp i lumtur për fitoren kundër Leicesterit. Tekniku gjerman është shfaqur entuziast përpara gazetarëve pas takimit kundër kampionëve në fuqi të Premier League.

Klopp është shprehur se fitorja e “The Reds” është një mesazh i qartë për të gjitha skuadrat e tjera të kampionatit anglez, se Liverpooli mund të fitojë ndaj cdo kundërshtari.

“Ishte një ndeshje fantastike. Luajtëm një futboll të qetë por, shumë efikas. Përballë kishim Leicesterin, një ekip që ka futbollistë me shumë kualitet. Pavarësisht këtij fakti ne ditëm ta fitonim ndeshjen me një rezutlat bindës. Nëse luajmë kështu cdo takim, jam i bindur se askush nuk do të mund të na ndali.”

Pas tre takimesh të luajtura jashtë Anfield, për shkak të punimeve që kishin të bënin me shtimin e vendeve në shkallët e stadiumit, Klopp u shpreh i kënaqur për rikthim e skuadrës në shtëpi.

“Jam i lumtur për tifozët dhe futbollistët që u rikthyen në shtëpinë e tyre në “Anfield”. Shtimi i kapacitetit të stadiumit është një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Liverpoolit, pasi kështu do të kemi më shumë mbështetës gjatë një ndeshjeje. “Anfield Road” është një vend i mrekullueshëm për të luajtur futboll.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme