Klopp: Pas 10 viteve askush s’do të flasë si humbëm ne, por që Reali fitoi

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 08:37 | Nga

Finalja e dytë në Ligën e Kampionëve nuk ka qenë më e lumtur se e para për Jurgen Kloppin, pasi skuadra e tij Liverpooli u mposht 3-1 nga Real Madridi.

Ka qenë një natë shumë e vështirë për të kuqtë pasi e humben yllin e skuadrës, Mohamed Salah, pas vetëm gjysmë ore lojë, por Klopp nuk ndien keqardhje për veten dhe theksoi se nuk ka kurrfarë kuptimi të ndihet i tillë sepse librat e historisë thjesht do të tregojnë që Reali fitoi dhe asgjë më shumë.

“Është tepër keq për ne, për Egjiptin dhe për të gjithë, por kjo është pjesë e sportit dhe gjëra të tilla ndodhin”, tha Klopp rreth lëndimit të Salahut pasi së pari ia uroi titullin Real Madridit.

“Po luanim futboll të mirë deri në ato momente. E mbajtëm topin, krijuam raste dhe bëmë presion në fushën e tyre në 30 minutat e parë, por pas 10 viteve askush nuk do të flasë sesi humbëm ne”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme