Klubi nga Premier League me ofertë rekorde për Gylfi Sigurdsson

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:22 | Nga

Swansea ka refuzuar ofertën e Evertonit prej 40 milionë funta për Gylfi Sigurdsson dhe po kërkon 50 milionë për lojtarin.

Sidoqoftë, një marrëveshje duket se është afër të arrihet pasi Swansea e ka lejuar Sigurdsson-in të largohet nga turneu para-sezonal në Amerikë për shkak të interesimit nga Evertoni.

Sigurdsson i ka thënë klubit se nuk ndjehet mentalisht mirë për të shkuar në turne.

Besohet se lojtari është i vendosur të kalojë te “Toffees” për shkak të ambicieve që klubi nga “Merseyside” ka treguar këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme