Klubit madrilen i ndalohet blerja lojtarëve

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 12:34 | Nga

Klubi madrilen ka humbur edhe betejën e fundit me drejtësinë në lidhje me transferimin e futbollistëve.

Atletico Madrid humbi edhe apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Kontrollit dhe Disiplinës në FIFA, që pezulloi blerjet e Atleticos për një vit për shkak të kontratave të parregullta me lojtarët nën moshën 18-vjeçare, pra duke mos i dhënë mundësinë që të blinte futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe atë të verës për vitin 2017.

Në të njëjtën situatë ndodhej më parë edhe Reali, por “Los Blancos” fituan çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, e cila vendosi për uljen e dënimit, duke i lejuar që të bëjë blerje këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme