KOK-u ndan 19 bursa olimpike për sportistët e Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të ndajë 19 bursa olimpike “Tokyo 2020” për sportistët që do të përfitojnë nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Muaj më parë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, kishte përzgjedhur sportistët të cilët do të përfitojnë bursa, dhe të cilëve iu prin kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

KOK-u ka marrë konfirmimin nga SO i KON dhe ka caktuar datën 21 tetor 2017 për të nënshkruar kontratat me sportistët. Nënshkrimi i kontratave do të koinçidojë me tre vjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Solidariteti Olimpik jep bursa në vlerë 6 mijë dollarë për çdo muaj, kurse Komiteti Olimpik i Kosovës do të kontribuojë me 1100 dollarë në muaj.

Muaj më parë, KOK-u ka ndarë bursa olimpike edhe për tre sportistë për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”.

Lista e përfituesve për bursat olimpike “Tokyo 2020”
Majlinda Kelmendi (xhudo) – 1 mijë dollarë
Nora Gjakova (xhudo) – 700 dollarë
Herolind Nishevci (karate) – 600 dollarë
Distria Krasniqi (xhudo) – 500 dollarë
Donjeta Sadiku (boks) – 500 dollarë
Orges Arifi (karate) – 350
Alvin Karaqi (karate) – 350
Akil Gjakova (xhudo) – 350
Loriana Kuka (xhudo) – 250
Musa Hajdari (atletikë) – 250
Astrit Kryeziu (atletikë) – 250
Vijona Kryeziu (atletikë) – 250
Urata Rama (shenjëtari) – 250
Dasar Xhanbazi (not) – 250
Flaka Pruthi (not) – 250
Atdhe Luzhnica (shigjetari) – 250
Edon Shala (mundje) – 250
Fortesa Orana (karate) – 250
Drilon Ibrahimi (shenjëtari) – 250

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme