KOK-u përzgjodhi 10 bursistët për Shpresa Olimpike 2018

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 15:27 | Nga

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.

Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018

  1. Laura Fazliu – Xhudo
  2. Shpat Zekaj – Xhudo
  3. Yll Cenaj – Karate
  4. Drilon Syla – Mundje
  5. Shpejtim Bajoku – Boks
  6. Erdonis Maliqi – Boks
  7. FatonShurdhaj – Skitari
  8. LeartOsmanaj – Atletikë
  9. Kreshnik Mahmuti – Pingpong
  10. DrenisMala – Shigjetari
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme