KOK-u pjesë e Asamblesë së Lojërave Mesdhetare

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 11:48 | Nga

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Tarragona të Spanjës.

Komiteti Olimpik i Kosovës është anëtarja e 25-të dhe e fundit e pranuar me të drejta të plota në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur më 30 tetor 2015 në Washington DC.

Sekretari gjeneral i ICMG-së, Isidoros Kouvelos nga Greqia, gjatë fjalimit të tij para asambleistëve, përmendi pranimin e Kosovës. Sot pritet të pranohet edhe Portugalia.

Në Asamble do të mbahen zgjedhjet për mandatin e ardhshëm katër- vjeçar, ku do të zgjedhet presidenti, sekretari general dhe Bordi
Ekzekutiv.

Presidenti i tanishëm, Amar Addadi nga Algjeria dhe sekretari gjeneral, Kouvelos, nuk kanë kundërkandidat dhe pritet që ata të drejtojnë ICMG-nëedhe për katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, kandidat për anëtar të Bordit Ekzekutiv është edhe sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Shqipërisë (KOKSH), Stavri Bello. Hasani dhe Haxhijaj po e shfrytëzojnë rastin edhe për takime me drejtuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe të Komiteteve Kombëtare. Pikërisht në Tarragona, në qershor të vitit të ardhshëm do të mbahen Lojërat e XVIII-ta Mesdhetare, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme