Kolinda e artë e Kroacisë së argjendtë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 18:45 | Nga

Franca e fitoi lehtë dhe me stil, Botërorin 2018. Les Blues shkelën këdo që u doli përpara (përjashto Danimarkën, me të cilën barazoi pa gola). Madje edhe Kroacinë simpatike. Kësaj të fundit nuk i ndihmuan magjitë e Luka Modriqit, lojtarit aktualisht më të mirë në botë. Kapiteni kroat nuk i duroi lotët, kur mori medaljen e argjendtë, të dielën në mbrëmje, në Moskë. Ai e dinte që i dyti në Mondial, do të thotë të jesh humbësi më i rëndësishëm në glob.
Por, nëse Modriq me shokët e tij simpatikë humbën, dikush tjetër nga Kroacia fitoi shumë, në botërorin që përfundoi të dielën. Ajo ishte hiq më pak se presidentja ekstravagande e këtij shteti.

Kolinda Grabar-Kitaroviq hyri në zemrat e miliona njerëzve gjithandej globit, me paraqitjet e jashtëzakonshme jofutbollistike në botëror. Së pari, ajo ndoqi nga ulëset e stadiumit secilën ndeshje të kombëtares së vetë, e veshur me fanellën nacionale, duke thyer kështu kodin e veshjes në zonën VIP. Së dyti, Kolinda, sic e thërrasin shkurt në vendin e saj, nuk e kurseu veten nga emocionet shpërthyese, kur Kroacia shënonte ose fitonte. E asaj i ra goxha të celebrojë, pas penalltive të shumta që kuqebardhtë shahistë shënonin, në dy ndeshjet kur loja e tyre shkoi në kohën shtesë.

Së treti, Kolinda nuk ngurroi aspak të futet edhe në zhveshtoren e lojtarëve kroatë, kur ata fitonin, ndonëse këtu kishte burra gati gjysmë të zhveshur.

Këtë veprim e bëri edhe të dielën, kur bashkë me homologët francezë e rusë, Macron e Putin, befasuan kampionët e botës, duke u hyrë në dhomat ku po festonin, pas ndeshjes.

Por, kjo nuk është e tëra. Grabar Kitaroviq u bë e dashur, edhe për shkak të disa veprimeve tjera. Ajo mori pushim pa pagesë, nga detyra e presidentes së Kroacisë, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së saj në Rusi. Më tepër se kaq, Kolinda udhëtoi me bileta të klasit ekonomik, e jo biznes, për në Moskë, duke i paguar vetë ato.

Mbi të gjitha, entuziazmi për të kulmoi, teksa publikoheshin fotografi të saj nxitëse. Aso pati më bollëk, sidomos pas finales së të dielës. Në njërën nga to, ajo duket sikur po bën më tepër sesa që duhet, teksa e ngushëllon trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliq, pas humbjes nga Franca, 2 me 4, transmeton Klan Kosova.

Shiu që po binte të dielën në Moskë, sikur i shtonte romantizmin këtij momenti. Portali sportiv kroat, index.hr, pas këtyre skenave, doli me një titull habitës “A mos piu pak Kolinda, dje?”.

Në po kësi atmosfere, ajo shihet edhe teksa mbështet ballin e saj në mbifaqen e francezit Macron. Këtë nuk ka ngurruar ta pëqafë edhe në disa raste tjera, të dielën, si në tribuna, ashtu edhe në ceremoninë e shpalljes së fituesit, gjatë së cilës nuk kurseu aspak veten. I shtrëngoi fort kroatë e francezë. Madje, e puthi edhe trofeun e Kupës së Botës, gjë që nuk e bënë edhe aq shumë homologë të saj, te dielën ose ditëve kur kombëtaret e tyre e kishin fituar atë, vite e vite më parë.

Duke e parë çfarë po bënte presidentja, një ish-futbollist kroat, Joshko Jeliciq, i cili po analizonte ndeshjen në një televizion, iu afrua ekranit të madh të studios, dhe e puthi atë, fix në pjesën ku vinte fytyra e kryetares. Kur këto foto e postoi në rrjete sociale, shkroi: “Edhe mua, edhe mua”.

Një kolumniste tjetër kroate, e quajti sjelljen e Kolindës, të ditës së diel, si sjellje të një tinejxhereje të lazdruar.

Për korrektësi, Kolinda është kujdesur të ofrojë këso momente edhe kur ka qenë duke shikuar ndeshjen me burrin e saj, Jakov Kitaroviq.

The President of Croatia Kolinda Grabar-Kitarović is truly an Awesome Woman. Watch how she Hugs the Players with so much Love and Happiness. World Cup Finals, France 4 Croatia 2Please SHARE!

Posted by Africa Celebrity TV & Promo's on Sunday, July 15, 2018

View this post on Instagram

#imeneimeneimene #zemljootvorise

A post shared by Josko Jelicic (@jelicicjosko) on

Image result for kolinda in the locker roomsRelated imageMOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Vladimir Putin, President of Russia, Emmanuel Macron, President of France and Kolinda Grabar-Kitarovic, President of Croatia reacts to the rain while they wait to hand out medals during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: President of Croatia, Kolinda Grabar Kitarovic greets Luka Modric of Croatia as he is presented with his runners-up medal after the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)Image result for macron kolindaMOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Croatia's President Kolinda Grabar-Kitarovic and her husband Jakov Kitarovic are seen during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme