Komiteti Olimpik mbështet me 4 mijë Euro Majlinda Kelmendin

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 15:29 | Nga

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka operuar ligamentin kryqëzor, duke e kaluar me sukses të plotë, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë.

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro.

“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon operimin me sukses të heroinës tonë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin për media.

BE i KOK-ut kishte mbështetur edhe karateistin, Alvin Karaqi, me 3 mijë euro, për heqjen e pjesëshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme