Komiteti Olimpik ndan 19 bursa për sportistët më të mirë

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 14:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ndarë 19 bursa për sportistët më të dalluar të Kosovës. Ata kanë nënshkruan sot kontratat për përfitimin e bursave olimpike. Bursat të cilat janë të shumave të ndryshme do të merren nga sportistët për tre vite të ardhshme.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, tha se këto bursa synojnë ndihmesën e sportistëve. Ai tha se Komitetit Olimpik në vazhdimësi i ka mbështetur sportistët e këtë mbështetje sipas tij po e vazhdon edhe me këtë kontratë që do të nënshkruajnë me 19 sportistë, raporton Ekonomia Online.

“Këta 19 sportistë iu takojnë tetë sporteve olimpike dhe nëntë prej tyre janë femra. KOK siguron çdo sportistë që do të jenë në Tokyo 2020 nëse ndonjëri prej tyre gjatë tre viteve të ardhshme arrijnë medalje olimpike”, tha Hasani.

E Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi u zotua se do të mbështes sportistët që arrijnë rezultate.

“Jam sot këtu me ju në këtë ceremoni solemne për të treguar përkushtimin tim si ministri. Jam këtu për tu zotuar për mbështetjen e sportistëve që arrijnë rezultatet”, tha Gashi.

Driton Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos, u zotua që do të punojnë të sjellin medalje nga Tokio 2020.

“Ky konfiguracion i sportistëve po më jep shpresë këta po më duken më serioz sesa bursistët e Rios. Është me rëndësi që në këtë katërvjeçarin e kaluar Kosova ka medalje të rëndësishme. Unë zotohem në emër të trajnerëve që do të punojmë dhe pse jo të sjellim medalje edhe nga Tokio 2020”, tha Kuka.

Xhudistja, Majlinda Kelmendi, ka falënderuar Komitetin Olimpik, edhe ajo u zotua për medalje.

“Falënderoj komitetin olimpik dhe komitetin olimpik ndërkombëtare për këtë bursë e cila i ndihmon mjaft sportistëve që të përgatiten për lojërat olimpike. Shpresoj që nga ky grup të fitojmë medalje të tjera”, tha Kelmendi.

Listës së sportistëve bursistë i prin kampionia olimpikë Majlinda Kelmendi 1000 dollarë në muaj, pasuar nga Nora Gjakova 700 dollarë, Herolind Nishevci 600, Distria Krasniqi 500, Donjeta Sadiku 500 dollarë, Orges Arifi 350 dollarë, Alvin Karaqi 350 dollarë, Akil Gjakova 350 dollarë, Loriana Kuka 250 dollarë, Musa Hajdari 250 dollarë, Astrit Kryeziu 250 dollarë, Vijona Kryeziu 250 dollarë, Urata Ram 250 dollarë, Dasar Xhambazi 250 dollarë, Flaka Pruthi 250 dollarë, Atdhe Luzhnica 250 dollarë, Edon Shala 250 dollarë, Fortesa Orana 250 dollarë dhe Drilon Ibrahimi 250 dollarë.

 

Të ngjashme