Komiteti Olimpik në trajnime të përbashkëta me British Athletics

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 16:18 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kolegjin “Universi”, u mbajtën ushtrimet e fundit të trajnerëve të ardhshëm të komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe sot kanë pasur ditën e vlerësimit të këtyre trajnerëve.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Halil Sylejmani, ka falënderuar nismën e këtij programi trajnues duke thënë që po mësojnë nga profesionistët që të bëhen edhe ata të tillë.

“Ky program me ndihmën e juaj i ka sjellë këtu në Kosovë, përfaqësuesit e të gjithë klubeve që të mësojnë nga profesionistët që edhe ne të mësojmë të jemi profesionist. Ky program është i arsyeshëm dhe i leverdishëm që edhe trajnerët tanë të jenë të kualifikuar”, ka thënë në konferencë Sylejmani, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë që sporti na bashkon, duke besuar në fuqinë e sportistëve kosovarë.

“Sporti na bashkon. Jam i lumtur që lojërat Olimpike kanë treguar që çfarë mund të arrijnë sportistët kosovarë. Unë besoj ne fuqinë e kosovarëve të cilën na e kanë treguar se çfarë mund të arrijnë sportistët e Kosovë…”, tha ambasadori O’Connell.

Për përfaqësuesin e British Athletics, Stuart Attwell, sporti kosovar është në hapa të mirë të zhvillimit.

“Jemi të lumtur që jemi këtu në hapjen e programit të përbashkët me Atletikën e Kosovës dhe sportin e Britanisë. Bëmë këtë përpjekje që sporti kosovarë të ec përpara”, tha Attwell.

Për punën dhe trajnimet e vazhdueshme që i kishin bërë gjatë kësaj kohe u shprehën të kënaqur edhe trajnerët. Një ndër ta ishte edhe Musa Hajdari, i cili tha se deri më tani kanë ecur mirë trajnimet.

“Deri më sot kanë ecur mirë trajnimet, sipas planifikimeve që kanë bërë ata, gjithçka ka qenë në rregull, kemi marrë informata të reja pasi që jemi edhe gjeneratë e re, dhe kjo është diçka që do të na hyjë në punë, sidomos me moshat 6 deri 10 vjeçar”, tha Hajdari për Ekonomia Online.

Kosova këtë vit për herë të parë ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike, në të cilat triumfoi Majlinda Kelmendi duke fituar medaljen e art, në sportin e xhudos.

musa-hajdari

universi1

universi2

Të ngjashme