Konfirmohet largimi i Sturaros nga Juventus

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 08:55 | Nga

Stefano Sturaro do të largohet nga Juventusi dhe ky lajm tani është konfirmuar.

Ka qenë agjenti i reprezentuesit italian që ka konfirmuar largimin e lojtarit. Pas transferimit të Blaise Matuidit, hapësirat për Sturaron janë bërë edhe më të vogla.

“Ka disa klube italiane por edhe angleze që e duan Sturaron. Lojtari do të largohet nga Juventus por ende nuk ka vendosur për skuadrën e re”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Cryatal Palace dhe Southampton janë dy skuadrat angleze që e duan Sturaron. Ndërkohë në Serie A për 24-vjeçarin janë në garë Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Genoa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme