Kontrolli i topit nuk mjafton, ndeshjet fitohen ndryshe në këtë Botëror

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:08 | Nga

Teoria se për të fituar ndeshjet duhet të kesh gjithmonë kontrollin e topit u hodh poshtë në Botërorin 2018.

Spanja, Gjermania dhe Argjentina, tre skuadrat me përqindjen më të lart të mbajtjes së topit në Rusi, janë jashtë turneut, raporton shqiptarja.com.

Shumë presing dhe pasimet e pafundme deri në mërzi, nuk u kanë shërbyer këtyre përfaqësueseve.

Kampionët e botës nuk e kaluan fazën e grupeve, ndërsa “La Roja” dhe “Albiçelestët” u eliminuan në fazën e 1/8.

Me 74,6 për qind, Spanja është ekipi që e ka mbajtur më tepër topin deri në këtë fazë të turneut, e ndjekur nga Gjermania me 71,9 për qind dhe Argjentina me 65,9 për qind.

Por këto statistika kaluan në plan të dytë, pasi krahasuar me rivalët të treja këto skuadra ishin më pak të frikshme dhe joefiçente.

Në renditjen e pasimeve, askush nuk krahasohet me Spanjën me 4,100 prekje të topit, e ndjekur nga Argjentina me 3,135; Kroacia 2,807 dhe Portugalia me 2,664 pasime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme