Kosova barazon rezultatin ndaj Finlandës, festë në Prishtinë (Video)

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 22:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova e ka barazuar rezultatin kundër Finlandës, në ndeshjen e parë në një garë zyrtare.

Falë një paraqitjejeje mbresëlënëse të përfaqësueses sonë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, erdhi goli.

Pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti.

Përgjegjësinë e mori Valon Berisha, i cili ishte tejet i saktë në goditjen e tij që u ndal në rrjet (60’).

Ky është një gol historik, duke qenë se është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në një garë zyrtare ndërkombëtare.

Të ngjashme