Kosova e 96-ta, Shqipëria e 80-ta në botë për basketboll

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 16:59 | Nga

Para dy vjetësh, pas një izolimi total, është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).

Përfaqësuesja jonë ka zhvilluar tashmë edhe ndeshje ndërkombëtare, ku së fundi ka arritur të jetë pjesë e kualifikimeve të botërorit “Kina 2019”.

E sot FIBA ka zbardhur listën e re të renditjes së të gjitha kombëtareve të botës.

Kosova zë vendin e 96 në këtë renditje të publikuar prej FIBA-s, ndërsa Shqipëria renditet më lartë, përkatësisht e 80-ta.

Theksojmë se lista bëhet duke u bazuar në rezultatet e marra të kampionatin evropian “Eurobasket 2017”, si dhe parakualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”.

Ndryshe, në vendin e parë gjendet SHBA-ja, e cila ndiqet nga Spanja dhe Serbia ndërsa top-10 e përfundon Brazili.

Renditja e re e përfaqësueseve në FIBA do të bëhet pas përfundimit të ciklit kualifikues për botërorin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme