Kosova e Shqipëria jashtë Ligës Ballkanike në futboll

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:18 | Nga

UEFA nuk është në gjendje të përballet me klubet më të fuqishme të Evropës, të cilat kërkojnë të themelojnë një Super League në vend të Ligës së Kampionëve, e cila gjë do të bëhet deri në 2021.

Megjithatë, burimet e mediave kroate në Nyon thonë se do të ketë reforma të mëdha në ligat elitare prestigjioze për klubet dhe se Super Liga është e pashmangshme.

Aty nuk do të luajnë vetëm klubet më të mëdha evropiane, por do të ftohen edhe klube të Amerikës së Veriut dhe Jugut si dhe Azisë, transmeton Telegrafi.

Edhe shtetet ballkanike raportohet se kanë filluar të mendojnë të krijojnë një ligë të përbashkët.

Në fakt, raportohet se ish-shtetet jugosllave po kërkojnë të bëjnë një ligë të tillë, ku përfshihen klubet kroate, boshnjake, serbe, malazeze, maqedonase dhe sllovene, ku në këtë formë mbeten jashtë klubet kosovare dhe ato të Shqipërisë.

Kësaj lige në të ardhmen do ti bashkohen edhe klubet bullgare, greke dhe hungareze.

Ndërkaq, pjesa tjetër e Evropës po shqyrton se si të vazhdohet pa Ligën e Kampionëve. Danimarka ka filluar negociatat për organizimin e një numri të ligave rajonale në Evropë.

Pra, Kopenhaga po merr pjesë në negociatat me klubet më të mëdha të Holandës, Belgjikës, Skocisë, Suedisë dhe Norvegjisë për organizimin e ligës rajonale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme