Kosova fiton dy medalje të arta në Lojërat e Frankofonisë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 15:43 | Nga

Në ditën e parë të garave në sportin e xhudos në Lojërat Frankofonike që po mbahen në Abixhan të Bregut të Fildishtë, xhudistja Distria Krasniqi shkëlqeu në kategorinë 52 kg
Ajo fitoi medaljen e parë për Kosovën në këtë garë, duke arritur një sukses shumë të madh.

Ajo mposhti katër garuese për të fituar medaljen e artë, duke veçuar fitoren në gjysmëfinale ndaj francezes Rosso dhe në finale kundër garueses nga Mauritiusi Legentil.

Në ditën e dytë të garave të njëjtën rrugë sikurse Distria e percolli edhe Akil Gjakova ne kategorinë 73Kg, shkruan rtv21.tv.

Akili me katër fitore fitoi medaljen e artë duke e mposhtur në gjysmëfinale garuesin francez Little Lebreton kurse në finale e mposhti marokenin El Meziati.

Momentalisht Kosova me dy medalje të arta radhitet në vendin e dytë në xhudo në radhitjen e përgjithshme në keto Lojëra Frankofonike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme