Kosova mëson kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2018

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 10:11 | Nga

Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për Përfaqësueset U-17, ku janë caktuar 13 grupe.

Kosova bën pjesë në Grupin 9, ku janë përfshirë edhe Holanda, Uellsi dhe Hungaria. Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm.

Kosova në këtë short është përfaqësuar nga menaxheri i Përfaqësueseve, Bajram Shala. Kampionati Evropian U17 do të mbahet në Angli në verën e vitit 2018. Dy skuadrat e para në grupe dhe katër skuadrat e treta më të mira në grupe do të kualifikohen në fazën elitare të kualifikimeve ku do të bashkohen edhe Gjermania dhe Portugalia.

Në këtë fazë të kualifikimeve pjesëmarrjen në Evropian e sigurojnë tetë skuadrat e para të grupeve si dhe shtatë skuadrat e dyta, të cilave në finalet e Evropianit u bashkohet Anglia si organizatore.

Programi i ndeshjeve të Kosovës

10 tetor, Kosova – Holanda

13 tetor, Kosova – Uellsi

16 tetor, Kosova – Hungaria

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme