Kosova mund të dënohet nga FIFA me 40 mijë franga

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 19:37 | Nga

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Krejt kjo thuhet në letrën e dërguar për incidentet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.

E dënimi sillet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane

Sekretari i Federatës së Futbollit shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së.

Ndërsa më pas kosovarët e kanë edhe të drejtën e ankesës, njofton Klan Kosova.

Më poshtë e gjeni një nga faqet e dokumentit të dërguar nga FIFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme