Kosova ngrihet për 24 pozita në ranglistën e FIFA-s

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 12:01 | Nga

Kosova ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e re të FIFA-s.

Ngritja historike është arritur për 24 pozita, pasi muajin e kaluar Kosova pozicionohej në vendin e 176.

Këtë ngritje të madhe Kosova e siguroi pas dy fitoreve në miqësoret ndaj Burkina Fasos dhe Madagaskarit.

Edhe Shqipëria ka pasur një ngritje të lehtë në ranglistën e publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë janë ngritur për dy pozita edhe pse nuk po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit.

Image

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme