Kosova nuk e pranon të jetë zgjedhja e fundit për talentet nëpër Evropë

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 09:23 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po synon të aplikojë politikën e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për lojtarët që refuzojnë përfaqësuesen.

FSHF-ja ka kohë që nuk nis një ftesë të dytë për lojtarët që e refuzojnë njëherë ekipin kombëtar.

FFK-ja po mendon ta bëjë të njëjtën gjë, meqë, sipas saj, për lojtarët që ftohen do të duhej të ishte nder dhe se pa shumë “mendime e analiza” do të duhej të pranonin ftesën, shkruan sot Koha Ditore.

Por aktualisht situata është shumë më ndryshe. Shumë më keq se që ka shpresuar FFK-ja kur është pranuar në UEFA dhe FIFA.

Lojtarët e rinj të rritur e të zhvilluar nëpër Evropë, Kosovën e shohin opsion të fundit.

Ata vijnë të luajnë për Kosovën nëse nuk kanë vend në përfaqësueset e reja të vendit ku janë rritur, më pas shikojnë të shkojnë te Shqipëria, e vetëm në fund “trokasin” në dyert e Kosovës. E FFK-ja mendon të mos i hap dyert për këso rastesh në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme