Kosova ra në short me Serbinë, reagon UEFA

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 13:23 | Nga

Kosova dhe Serbia do të mund të ishin takuar në ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian të grupmoshave U19, por Komiteti Ekzekutiv i shtëpisë më të madhe ka reaguar duke mos lejuar të ndodhë një gjë e tillë

Shorti, i cili u hodh në Nyon të Zvicrës, bëri që Kosova dhe Serbia të bien në grupin 6.

“Kosova ishte në grupin e gjashtë dhe në të njëjtin grup ra edhe Serbia, të cilën më pas organizatorët e zhvendosën në grupin e shtatë”, tregon menaxheri i Përfaqësueseve, Bajram Shala për Gazetën Olle.

Kujtojmë se Kosova, Serbia dhe Bosna Hercegovina, e kanë të ndaluar të bien në një grup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme