Kosova sytë nga FIFA për lejen e Besart Berishës

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 20:43 | Nga
Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon t’i mbajë sytë nga FIFA, në pritje të përgjigjes për sulmuesin Besart Berisha.
FFK ende nuk ka marrë një përgjigje nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, për lejimin e sulmuesit 31 vjeçar që të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës.

Berisha është në mesin e atyre futbollistëve që i është përgjigjur thirrjes publike të FFK-së, për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Tek Përfaqësuesja e Kosovës, janë optimist se kjo përgjigje do të vije deri në muajin nëntor, para ndeshjes së radhës kualifikuese me Turqinë.

“Për Besartin akoma se kemi marrë përgjigjen e FIFA-s, të cilën po e presim së shpejti. Është e sigurt që do të vije deri në nëntor”, deklaroi menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për lajmi.net.

Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor përballet me Turqinë në udhëtim, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në kuadër të grupit I.

Të ngjashme