Kosova me tre garues në Grand Slamin e Parisit në xhudo

Paris | 03 Shk 2018 | 17:58 | Nga

Distria Krasniqi, dhe Nora e Akil Gjakova do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slamin e Parisit në xhudo.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes faqes zyrtare.

Grand Slami i Parisit do të zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt në “AccorHotels Arena”.

Federata e Xhudos bën të ditur se të tre garuesit do të ndeshen në ditën e parë të garave, të shtunën më 10 shkurt, kurse shorti i garës do të hidhet më 9 shkurt nga ora 14:00.

Të ngjashme