Kosova triumfon ndaj Danimarkës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 09:51 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka nisur në mënyrën më të mirë turneun ndërkombëtar në Irlandë.

Djelmoshat e Besnik Kollarit kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, pas gjuajtjes së penalltive, me rezultat 5:4.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1. Të parët në epërsi kaluan danezët me golin e shënuar nga Pederson, në minutën e 53-të, derisa golin e barazimit për Kosovën e realizoi Florian Hysenaj, në minutën e 72-të.

Ndërkohë në gjuajtjet e penalltive futbollistët e Kosovës u treguan më të saktë, ku realizuan Robert Rrahmani, Edin Hyseini, Muhamet Hyseni dhe Dorian Osmanollaj.

Ndeshjen e dytë Kosova e luan më 23 maj ndaj Republikës së Irlandës, ndërsa me Irlandën Veriore takohet më 25 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme