Kosova U19 shënon fitore ndaj Azerbejxhanit

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 22:33 | Nga

Kombëtarja U19 e Kosovës, në ndeshjen e parë në kuadër të përgatitjeve në Antalya për ndeshjet e rrethit elitë të Kampionatit evropian, ka shënuar fitore ndaj Azerbejxhanit me rezultat 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Leutrim Kryeziu, në minutën e 72-të.

Sipas fjalëve të përzgjedhësit të Kombëtares U-19 Ramiz Krasniqi, ishte një lojë e mirë dhe e fortë.

“Në pjesën e parë disi futbollistët tanë luajtën jo me seriozitetin e duhur, duke mos e marrë kundërshtarin për serioz, ndaj edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0. Në pushim i analizuam dobësitë dhe pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe ekipi u angazhua maksimalisht dhe arritëm të shënojmë një gol, që ishte edhe i fitores. Futbollistët e Azerbejxhanit luajtën mjaft ashpër ndaj dhe kishim tri ndërrime të detyrueshme. Por provuam edhe disa futbollistë tjerë. Me gjithë tri mungesat nga përbërja kryesore mendoj se djemtë luajtën mirë”, ka theksuar Krasniqi.

Kombëtarja U-19 ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të premten më 26 janar kundër Kazakistanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme