Kozniku: Kjo gjeneratë e Kroacisë ka rastin e fundit

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 07:24 | Nga

Po kalojnë 20 vjet qëkur Kroacia bëri debutim ëndrrash në Kupën e Botës në futboll.

Në botërorin “Francë 1998”, Kroacia e drejtuar nga Miroslav Blazheviq në stol dhe nga Davor Shuker në fushë ia doli të renditet e treta, pas Francës e Brazilit. Ai mbetet suksesi më i madh i përfaqësueses së Kroacisë në futboll, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjenerata e botërorit të vitit 1998 mbetet më e suksesshmja e Kroacisë, vlerësohet gjenerata e artë, ndonëse aktualisht Kroacia ka lojtarë në klubet më të mira në botë.

Pjesën e vet në atë gjeneratë, në atë rrugëtim magjik të Kroacisë në botëror e ka edhe Kosova. Ardian Kozniku ishte pjesë e Kroacisë në botëror dhe është fitues i medaljes së bronztë nga Kupa e Botës.

Kozniku, tash 50-vjeçar, nuk e pati fatin të luajë në ngjarjen më të madhe, por hyri në histori. Është pjesë e gjeneratës së artë të Kroacisë dhe natyrisht i pari futbollist shqiptar që mori pjesë në Kupën e Botës dhe i pari që fitoi medalje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme