KPP Ahmet Hoxha shënon histori në Pingpong

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Në derbin i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në Pingpong që është zhvilluar dje ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës janë shënuar rezultate interesante.
Pas një kohe të gjatë lojtarët nga Ferizaj befasuan kampionin e shumëfishtë të Kosovës që konsiderohej favorit edhe për këtë derbi.
Në fitoren e parë të KPP Ahmet Hoxhës ndaj KPP Prishtinës në garat ekipore, kontribuuan të gjithë lojtarët duke shënuar fitore në ndeshjet e tyre të drejtpërdrejta me lojtarët e Prishtinës, të cilët fituan vetëm në duelin e çifteve.

KPP Ahmet Hoxha me këtë fitore e siguroi vendin e parë në sezonin pranveror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme