Kroacia përmbys Anglinë, për herë të parë në finale të një Botërori

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Kroacia është finalistja e dytë e Kampionatit Botëror, pasi ktheu rezultatin me Anglinë (2:1), pas 120 minutash lojë.

Mario Mandzukic shënoi golin e fitores për kroatë në pjesën e dytë të vazhdimeve.

Në finale Kroacia do të përballet me Francën, kurse Anglia do të luajë ndaj Belgjikës për vend të tretë.

Kroacia përmbys Anglinë, pak minuta e ndajnë nga finalja

Në “Luzhniki Stadium” janë duke zhvilluar dy shtesat nga 15 minuta të gjysmëfinaljes së dytë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Manxhukiq ka arritur të shnoi golin e dytë për Kroatët dhe me shumë gjasë do të jenë kundërshtarët e Francës në finalen e madhe.

Kanë mbetur edhe vetëm disa minuta deri në fund të ndeshjes.

Përfundon koha e rregullt me barazim

Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, ndërsa Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perishiq në minutën e 68-të.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Image may contain: 4 people, people playing sports, stadium and outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: 1 person, stadium and outdoor

No automatic alt text available.

Image may contain: 2 people, people smiling, people playing sports and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Image may contain: outdoor

Të ngjashme