Kroos mbron Zidanin: Ai ka bërë më shumë se mjaftueshëm

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:05 | Nga

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka mbrojtur Zinedine Zidanin duke thënë se ai ka bërë më shumë se mjaftueshëm pasi i ka fituar tetë trofe që prej se mori detyrën e trajnerit të “Los Blancos”.
Zidane është kritikuar ashpër pas formës së dobët të Realit në La Liga këtë sezon, pasi skuadra e tij gjendet 17 pikë prapa liderit dhe rivalit, Barcelonës, transmeton Express.

Fitorja 3-1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ka bërë që presioni ndaj francezi të bjerë sado pak.

Por, Kroos i ka hedhur poshtë kritikat ndaj Zidanit, i cili e ka udhëhequr Real Madridit drejt rrëmbimit të tetë trofeve që prej fillimit të 2016-s.

“Në një skuadër si Real Madridi, argumentet gjithmonë ngrihen kur gjërat nuk shkojnë mirë. Zidane i ka fituar tetë tituj në dy vite, kjo është më shumë se mjaftueshëm”, ka thënë Kroos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme