Kroos: Nuk kam frikë nga Bayern Munichu

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 13:50 | Nga

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, insiston se ai mezi pret që të ndeshet me Bayern Munichun.

Dy klubet e kategorisë së rëndë të futbollit evropian do të përplasen në dy neshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Bayerni po kalon formë të mirë dhe po cilësohet favorit nga ekspertët, por Kroos nuk ka një mendim të tillë.

“Nuk kam frikë nga Bayern Munichu”.

“Nëse dëshironi të fitoni Ligën e Kampionëve, ju duhet të mposhtni ekipe si Bayerni dhe Barcelona”.

“Unë gjithmonë kam pëlqyer sfidat e mëdha në futboll dhe ndeshjet ndaj të mëdhenjve, ndaj më të mirëve”, u shpreh Kroos.

Të ngjashme