Kryetari i Federatës së Karatesë së Serbisë: Çështja e Kosovës, histori e mbyllur

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:36 | Nga

Karatesitët e Kosovës, edhe po të mund të udhëtonin për në Serbi, nuk do të mund të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian për Senior që mbahet në Novi Sad.

Kjo pasi që tashmë ka përfunduar regjistrimi i të gjitha kombëtarëve dhe garuesve pjesëmarrës, përcjell Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për Novosti, kryetari i Federatës së Karatesë së Serbisë, Slavoljub Piper.

“S’ka çfarë të flitet më. Gjithcka ka përfunduar. Regjistrimi i delegacioneve, takimeve të Komitetit Ekzekutiv dhe komisioneve, ashtu sikurse edhe shorti janë kryer dhe ata nuk kanë ardhur”.

“Kampionati Evropian do të mbahet pa ta (karateistët kosovarë)”.

“Çështja e Kosovës është histori e mbyllur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme