Kthehet mbrojtësi i Chelseas

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 17:57 | Nga

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte përmes konferencës për shtyp ka njoftuar se kapiteni, John Terry është rikthyer nga lëndimi.

“Ai është shëruar nga lëndimi i tij, por unë nuk do ta zbuloj nëse ai do të luaj. Unë do bëjë atë që është mirë për ekipin”, ka thënë Conte.

Terry i cili i mungoi “Bluve të Londrës” në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, do të rikthehet këtë javë të luaj ndaj Leicesterit.

Ndeshja Chelsea – Leicester do të zhvillohet ditën e shtunë nga ora 13 e 30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme