Kujtim Shala i përgjigjet trajnerit të Kelmendit

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 12:22 | Nga

Driton Kuka i cili është trajner i kampiones botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka thënë se që nga korriku i vitit të kaluar asnjë cent nuk i është paguar Majlinda Kelmendit.

“A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike s’i ka dalë asnjë cent për pagat ndaj saj prej korrik 2016? A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017?”, ka shkruar trajneri Kuka në Facebook.

“A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vijë të qajë e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportistë që janë sjellë në atë gjendje!?”, ka shkruar më tej ai.

Por pretendimeve të trajnerit Kuka u është përgjigjur ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ai ka thënë se vetë i ka nënshkruar transferet për Federatën e Xhudos.

“Mund të them se unë kam nënshkruar çdo transfer që ka ardhur nga Departamenti i Sportit e që ka të bëjë me Federatën e Xhudos. Pra, sa i takon kabinetit dhe Ministrit nuk ka patur asnjë vonesë, në asnjë rast”, ka thënë ish-ministri Shala për Gazetën Insajderi.

Ish-ministri i Kulturës ka thënë se tashmë nuk është në detyrë dhe e ka të pamundur të marrë informata rreth kësaj çështjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme