Kuka mendon ta rris përfaqësimin e Kosovës në xhudo

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 10:11 | Nga

Pos që me nxënësit e tij të fitojë medalje në të gjitha garat ku do të marrë pjesë, Driton Kuka për këtë vit qëllim ka të zgjerojë ekipin që e përfaqëson Kosovën në gara të xhudos.

Tashmë trajneri pejan ka nisur punën për këtë. Si asnjëherë më parë, Kuka në kampin e madh ndërkombëtar që po mbahet në Mittersill të Austrisë ka marrë me vete 13 xhudistë, shtatë femra e gjashtë meshkuj, shkruan sot Koha Ditore.

“Këtë vit do të marrim pjesë nëpër gara me numër më të madh garuesish. Po mundohemi të bëjmë ekip edhe më serioz, me numër më të madh garuesish. Kurrë nuk kemi qenë në numër kaq të madh në kampin në Mittersill që në një mënyrë hap vitin e xhudos. Më gëzon fakti që pos vajzave edhe disa djem të rinj e kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe kështu do të filloj t’i testoi nëpër gara më serioze. Pos Akil Gjakovës tashmë edhe Shpat Zeka ka nivel për të kërkuar suksese në grupmoshën e kadetëve. Nëpër kampe e gara, këtë vit e kam në plan të testoj prej 10 deri në 15 xhudistë. Kjo do të bëhet për të ditur se ku të fokusohemi dhe ku të investojmë më shumë”, ka thënë Kuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme