Kuka: Sporti po injorohet në nivelin lokal

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 16:43 | Nga

Trajneri i Xhudos Driton Kuka, ka kërkuar që sporti të ndihmohet më shumë nga niveli komunal dhe jo vetëm në atë qendror.

Ai ka theksuar se klubet e sportit nëpër komuna injorohen sa i përket ndarjes buxhetore nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me padurim po e presin kategorizimin e sportistëve…

Si shembull për përkrahjen e sportit ai ka marrë shtetin slloven, i cili sipas tij, është shembull për avancimin e sportit.

Lexoni postimin e plotë:

“Strategjia e zhvillimit të Sportit 2017-2021

Në email të federatave ka ardhur një material voluminoz në këtë temë me shpresë që do realizohet!!

Jam kureshtar të dijë dhe të shoh çka dhe si do shtyjë komunat me përkrah sportin dhe klubet!?

A keni bë analiza me shifra konkrete sa ndihmohet (diskriminohet) sporti nëpër Komuna, si mund të masovizohet sporti, kur Klubit që ka dhanë medalistë evropian, botëror e olimpik ju kanë ndarë 2 000 euro për vitin 2016 të cilat si kam pranuar se e kam konsideruar fyerje e injorancë!?

Kush duhet të ngritë këtë çështje për përkrahje horizontale të Sportit?

Është marr shembull Slovenia, shumë perfekt një shtet shembull për avancimin e Sportit por a e dini sa ndahet buxhet nëpër Komuna për sportin atje?

Kategorizimin e Sportit, sportistëve e trajnerëve po e presim me padurim, le të dihet çka e ku duhet dhe ja vlen të investohet më tutje.

Por problemi kyç janë Komunat dhe niveli Lokal, niveli qendror ka avancuar dukshëm në politika e strategji por gjithmonë duhet ecur përpara!”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/akil-gjakova-ne-kampionatin-evropian-te-xhudos-ne-spanje/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme