Kukësi përballë Qarabagut të Agollit, nëse kalon Sheriffin

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 13:18 | Nga

Kukësi nëse ja dalin ta eleminojnë Sherifin e Tiraspolit, mision për të cilin ju duhet të përmbysin disfatën 1:0 të pësuar në ndeshjen e parë në Moldavi, kampionët e Shqipërisë sipas të gjitha gjasave do të përballen në raundin e tretë kualifikues me skuadrën e kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Qarabagun e Ansi Agollit.

Në vazon e grupit të dytë ku ndodhej Kukësi përballej me 5 kundërshtarë të mundshëm, por fati deshi që goglat e Nion të shortonin Kukësin pikërisht me skuadrën e Agollit që mund të konsiderohet praktikisht e kualifikuar për në raundin e tretë, duke qenë se e ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndeshjen e parë në shtëpi përballë rivalëve nga Gjeorgjia.

Kampionët e Shqipërisë përballë Kapitenit të Kombëtares, do të ishte padyshim një duel mjaft interesant për tu ndjekur, por për ta bërë realitet skuadrës së Ernest Gjokës i duhet që më parë të bëjë ndeshjen perfekte ndaj Sherifit në Shqipëri për të siguruar kalimin e raundit të tretë kualifikues të Champions League, që më pas edhe në opsionin më të keq të mundshëm do t’ju garantonte edhe në rast eleminimi prezencën në play off-in e grupeve të Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme