“Kupa e Pavarësisë” mbledh në Gjilan 4 ekipe të femrave

Gjilan | 16 Shk 2018 | 14:21 | Nga

Në shënim të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Gjilan është mbajtur turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”.

Turneun, në të cilin kanë marrë marrë pjesë KF “Intelektualet” nga Gjilani, KF Tirana, KF Tetova dhe KF Kosova (Prishtinë), e kanë shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini dhe udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha.

“Shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithëve 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe t’i falënderoj klubet e femrave për pjesëmarrjen në këtë turne. Gjatë këtij 10-vjeçari sporti në përgjithësi ka arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. Iu dëshiroj suksese vajzave sot dhe uroj që edhe në të ardhmen të prezantoni vendin tuaj në arenën ndërkombëtare dhe të sillni trofe, qoftë në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Gjilan e gjetiu”, tha Kurteshi-Emini.

Ky është turneu i parë i kësaj natyre në nivel të Republikës, ndërkaq është mbajtur në stadiumin ndihmës i cili është financuar nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, gjatë ditës është paraparë të hapet Ekspozita kolektive e te rinjve në Shtëpinë e Rinisë (17:00), Ekspozita me fotografi nga Dita e Pavarësisë në Galerinë e Qytetit (18:00), përderisa në ora 19:00 jepet shfaqja “Një natë në hotel”, në Teatrin e Qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme