Kur është shorti i gjysmëfinaleve në Champions League dhe Europa League?

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 14:34 | Nga

Liga e Kampionëve dhe Evropa Ligë janë buzë final-four dhe hedhja e shortit të gjysmëfinaleve është shumë pranë.

Ndeshjet çerekfinale në të dy garat do të përmbyllen para fundjavës, teksa elita evropiane e vazhdon rrugëtimin drejt Kievit dhe Lionit, transmeton Gazeta Express.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve do të mbahet këtë të premte, 13 prill, pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale.

Siç e do edhe zakoni, shorti do të mbahet në zyrat qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Do të nisë në orën 13:00, menjëherë pas shortit të Evropa Ligës (shih më poshtë).

Është interesant të ceket se do të ketë short edhe për finalen e kësaj gare, për arsyeje administrative, në mënyrë që caktohet se cili finalist do të luajë si vendas.

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve:

Kur është shorti i gjysmëfinaleve të Evropa Ligës?

Shorti për gjysmëfinalet e Evropa Ligës po ashtu do të mbahet të premten, më 13 prill, dhe do të hidhet para atij të Ligës së Kampionëve.

Ngjarjet e kësaj dite në Nyon nisin në orën 12:00.

Ekipi vendas për finalen e Evropa Ligës në Lion po ashtu do të caktohet gjatë shortit.

Çerekfinalet e Evropa Ligës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme