Ky është idhulli i Mustafit

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 16:51 | Nga

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, është idhulli i tij në mbrojtje.

Mustafi, që ka kaluar katër vjet si i ri te Evertoni, thotë se është rritur duke shikuar mbrojtjen e Leedsit dhe Manchester Unitedit.

24-vjeçari thotë se ish-reprezentuesi anglez “kishte gjithçka që i duhej një mbrojtsi”. Ai për “Goal” ka treguar se pëlqente edhe Zinedine Zidanen e Ronaldinhon.

“Më pëlqente të shikoja Zidanen. Më pëlqente të shikoja Ronaldinhon dhe kur u bëra mbrojtës e doja Ferdinandin. Ai ishte gjithmonë në vendin e duhur, bërtiste, bënte lojë me ndërhyrje. Kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”, ka deklaruar ai, transmeton koha.net.

Në 20 ndeshjet e para të Mustafit te Arsenali, ai akoma nuk ka pësuar humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme