Ky është reagimi i Neymar pas humbjes kundër Real Madridit

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:13 | Nga

Neymar ka reaguar pas humbjes së Paris Saint-Germainit 3-1 ndaj Real Madridit në Ligë të Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Sulmuesi brazilian nuk pati aspak ndikim në humbjes e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Sangiago Bernabeu”. Dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një gol i vonshëm i Marcelos e përmbysen golin e hershem të Adrien Rabiot.

Por, Neymar ka reaguar përmes një postimi në Instagram ndaj kritikave pas humbjes.

“Faleminderit Zot im për të gjitha momentet e mia në futboll, veçanërisht për ato të vështira”, ka shkruar Neymar në Instagram.

“Kurrë nuk kam thënë se rrugëtimi do të ishte i lehtë, por do t’ia vlejë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme