Ky futbollist e thotë se Barcelona po e ndjen mungesën e tij

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 16:35 | Nga

Dani Alves është i bindur se në Barcelonë po e ndjejnë mungesën e tij

Vetëm një ditë para ndeshjes Juventus-Barcelona, Dani Alves ka bërë sërish një deklaratë kundër ish skuadrës së tij.

Braziliani insiston se Barcelona po e ndjen mungesën e tij, pasi ai në çdo ndeshje ishte unik.

“Barcelona? Jam i sigurt se po e ndjejnë mungesën time. Besoj se ata më kanë vlerësuar si profesionist, si futbollist dhe si dikush që bënte gjëra unike në çdo ndeshje, me vallëzim, muzikë e gjithçka tjetër”, tha Alves për faqen zyrtare të FIFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme