Ky trajner do ta drejtojë Italinë kundër Anglisë dhe Argjentinës

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 16:12 | Nga

Trajneri aktual i ekipit kombëtar U-21 i Italisë, Luigi Di Biagio, do të jetë në krye të Kombëtares së Italisë për ndeshjet miqësore ndaj Anglisë dhe Argjentinës, sipas kandidatit për president të Federatës së Futbollit të Italisë, Damiano Tommasi.

Italia ende nuk e ka emëruar trajnerin e ri që prej shkarkimit të Giampiero Venturas muaj më parë pas dështimit për ta dërguar Italinë në Kupën e Botës, për shkak se së pari i duhet ta zgjedhë presidentin e ri të Federatës.

Por, kandidati për postin e presidentit të FIGC-s, Damiano Tommasi, beson se Di Biagios do t’i jepet mundësia për ta drejtuar Kombëtaren.

“Në mesin e gjërave të para për t’i bërë, menjëherë pas zgjedhjeve në federatë, do të jenë përgatitjet për dy ndeshjet miqësorë kundër Anglisë dhe Argjentinës”, ka thënë ish-mesfushori i Romës për TMË Radio.

“Mendoj se Di Biagio tashmë po punon për”, ka shtuar ai.

Italia do të përballet me Argjentinën më 23 mars, para se të udhëtojë për në “Wembley Stadium” për t’u ndeshur me Anglinë katër ditë më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme