“La Liga e Serie A do të shikohen shkaku i Messit dhe Ronaldos, për cilësi është Liga Premier”

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 19:33 | Nga

Jose Mourinho ka përgëzuar Juventusin për nënshkrimin e “një nga dy lojtarëve më të mirë në botë”.

Manchester Unitedi i Mourinhos ishte i lidhur për një kohë me rikthimin e portugezit, ish-trajner i Real Madridit në mes të viteve 2010 dhe 2013, por 33-vjeçari përfundimisht zgjodhi të bashkohej me Juventusin.

Strategu ka folur rreth transferimit të lojtarit në ligën elitare italiane duke thënë më se La Liga nuk i ka më dy lojtarët më të mirë në botë.

“Liga spanjolle nuk i ka më dy lojtarët më të mirë në botë. Tani, Spanja e ka një dhe një tjetër gjendet në Itali”, tha ai për Tele Stereo Radio.

“Në Angli, Liga Premier është kampionati më konkurrues me lojtarët më të mirë. Tani ekzistojnë tre dimensione për t’u parë”.

“Tani të gjithë e shohin Italinë për Ronaldon, Ligën Premier sepse është liga më e mirë në botë dhe Spanjën për Messin”.

“Serie A është bërë një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Në futboll, çdo gjë mund të ndryshojë”, transmeton Telegrafi.

“Nëse ndryshon perspektivat e ekipeve si Interit, Milanit dhe Romës, ata do të fitojnë përsëri dhe mund të ndryshojnë Serie A në kuptim të cilësisë, emocioneve dhe ekspozimit”.

“Për këtë arsye, unë e përgëzoj Juventusin për këtë transferim, i cili përfshin futbollin, marketingun dhe biznisin. Është transferimi i plotë”, tha portugezi.

Theksojmë se italianëve u ka kushtuar rreth 105 milionë euro blerja e lojtarit nga madrilenët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme