Lajm katastrofal për fansat e Real Madridit

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 17:23 | Nga

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e Super Kupës kundër Manchester Unitedit.

Real Madridi, fitues i Champions Leagues, do të takohet me fituesin e Europa Leagues, Manchester Unitedin më 8 gusht në Shkup.

Por Ronaldo pritet të mungojë në këtë ndeshje pasi do t’i vazhdojë pushimet dhe Zinedine Zidane nuk do të llogarisë në shërbimet e tij.

Zidane nuk do të rrezikojë me Ronaldon dhe ta aktivizojë në Super Kupë pas një sezoni të gjatë me Real Madridin dhe Portugalinë në Kupën e Konfederatave.

Sidoqoftë, portugezi pritet të jetë i gatshëm për superkupën spanjolle kundër Barcelonës në “Camp Nou” më 13 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme