Lamtumira prekëse e Ronaldos që përloti tifozët

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 09:37 | Nga

Ditën e djeshme është njoftuar se Cristiano Ronaldo tashmë zyrtarisht do të jetë lojtarë i klubit italian, Juventus.

Pasi klubi zyrtarizoi blerjen e tij, ka ardhur edhe një fjalim nga Ronaldo për të shpjeguar zgjedhjen e tij dhe për të falenderuar klubin e Real Madridit, transmeton albeu.com.

“Këto vite te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit kanë qënë vitet më të lumtura të jetës time.  Kanë qënë 9 vite fantastike.  Kanë qenë 9 vite unike. Nuk kam fjalë si t’i falënderoj klubin, tifozët dhe këtë qytet.  Dua të ju kërkoj që ju lutem respektojeni zgjedhjen që unë bëra. Real Madrdi është pjesë e zemrës time ashtu siç është familja ime”.

“Pafund falenderime për tifozët për klubin dhe për futbollin spanjoll për momentet e lumtura që më kanë dhënë. Respekti im shkon për të gjithë ata.
I kam menduar të gjitha dhe mendoj se ka ardhur koha për një periodë tjetër.  Unë po largohem, por gjithmonë do ta ndjejë këtë fanellë, këtë logo dhe këtë Santiago Bërnabeu. Pjesë e imja kudo që të shkoj. Faleminderit të gjithëve, dhe siç thashë para 9 vitesh: “Hala Madrid”, ka deklaruar Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme